FOTO/ Tifozët e Partizanit ironizojnë Gjicin me 10 mijë lekëshin e biletës

Ndeshja Kukësi-Partizani u mbyll me rezultatin 1-1, por ajo që ra në sy ishte ironia e tifozëve të kuq ndaj presidentit të verilindorëve, Safet Gjicit.

Në “Loro Boriçi” çmimi i biletës ishte 10 mijë lekë të vjetër, çka bëri që në stadium të mos kishte prezencë të madhe.

Megjithatë tifozët e Partizanit nuk munguan, madje ata kanë hedhur në stadium prerje 10 mijë lekëshe me fytyrën e Safet Gjicit.