VIDEO/ Erion Veliaj kapet sërish duke mashtruar

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2015 kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, do të ishte i ftuar në show-in humoristik “Portokalli” ku do të bënte një tjetër premtim.

Bëhet fjalë për kartën e studentit, që sipas tij do ti sillte shumë lehtësira studentëve në kryeqytet, por deri sot, kur mandatit të tij i kanë mbetur edhe disa javë, jo vetëm që premtimi nuk është mbajtur por transporti urban në kryeqytet është rritur me 10 lekë. Pa harruar edhe abonenë e studentit, që megjithëse e ka çmimin 600 lekë, shitet në treg të zi mbi 1000 lekë, raporton Syri.net

“Janë duke shkuar në shkollë dhe nuk kanë financa që vijnë nga puna. Dhe të pasurit e kartës së studentit është një mundësi për çmim të reduktuar edhe për transportin publik, edhe vajtjen në kinema, edhe vajtjen në muze dhe institucione të tjera. Besoj se është minimumi që një bashki e madhe si Tirana, për vendin ku vijnë më shumë studentë për të studiuar, ta ofrojë këtë mundësi për një lehtësi financiare”, shprehej Veliaj.

Karta e Studentit është një ndër pikat që studentët listuan gjatë protestës së tyre në dhjetor dhe janar dhe mosmbajtja e premtimeve pritet ti nxjerrë sërish në rrugë dhe sheshe në të gjithë vendin siç njoftuan një ditë më parë Këshillat Studentorë të universiteteve kryesore në vend.

Edhe dje, i ftuar në “Opinion”, Veliaj do të bënte një tjetër mashtrim publik duke mohuar takimin me prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.