Asnjë helikopter për të shuar flakët, vazhdon prej ditësh zjarri masiv në krah të Malit të Dajtit

Sipërfaqe të mëdha pyjore vazhdojnë të digjen prej tri ditësh në Malin e Priskës në Tiranë, por deri më tani e çuditshme është se nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri.

Zjarri ka rënë në fshatin Dajt, ndërkohë që forcat zjarrëfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Një një postim në facebook, të disa ditëve më parë ish-kryeministri Berisha, e cilësoi këtë ngjarje si një dëshmi se si narkotrafikantët po hapin toka të reja për të mbjellë hashash.