Kukësi-Partizani, formacionet zyrtare

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës pasditen e sotme do të luhet kryendeshja e javës së 26-të e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit, shkruan Syri.net.

Të kuqtë kryesojnë renditjen me 9 pikë më shumë se kuksianët, ndaj janë më të qetë për këtë përballje direkte.

Verilindorët do të kenë për herë të parë në stol trajnerin Ndreu, pasi Armando Cungu u largua pas humbjes në Korçë me Skënderbeun.

Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Frashëri, Maliki, Krasniqi, Cuculi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rroca, Rama, Kordeiro, Shkurtaj

Trajner: Ramadan Ndreu

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Çinari (Mala), Bardhi

Trajner: Skënder Gega