FOTO/ Rama pritet me protesta edhe në Durrës

Kryeministri Edi Rama, ashtu si në çdo qytet javët e fundit, edhe në Durrës është pritur me protesta.

Të rinjtë dhe qytetarët e Durrësit kanë dalë në rrugë për ti treguar kreut të qeverisë se nuk është i mirëpritur në qytetin bregdetar, që vetëm e ka shkatërruar.

Protestuesit, të ndarë në tre grupe, kanë dalë në rrugë me parullat: Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit te Durrësit, etj.

Rama do të jetë i pranishëm në orën 17:00 në qendër të qytetit bregdetar, ku pritet të shpallë edhe emrin e kandidatit për kryebashkiak për zgjedhjet lokale.