Qarkullonte me armë në qytet, arrestohet 'i forti' i Vlorës

Një person është arrestuar nga policia e shtetit dhe një tjetër është shpaluur në kërkim.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.T 31 vjeç banues në Vlorë, ndërsa në kërkim është shpallur një 33 vjeçar. Shtetasit nuk zbatuan urdhërin e policisë për tu ndaluar dhë u larguan me shpejtësi me mjetin tip ‘Toureg’.

Pas kontrollit të bërë në makinë iu gjet një armë tipit pistoletë. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.