Edi Ramës i ka ardhur fundi, duhet katarsis dhe të çmontohet regjimi i tij

Nga Ilir Demaliaj

Protestat janë rruga e vetme që i ka ngelur opozitës, pas largimit të saj nga institucionet.

Por ajo që është shqetësuese është se çfarë do të ndodhë dhe cila është strategjia që do të përdorë Partia Demokratike për të nxjerrë vendin nga kjo gjëndje paralize e institucioneve dhe rrënimin institucional e shtetëror dhe për të ngjallur një shpresë, sepse hiq një e vër tjetër e kemi provuar 30 vjet dhe na ka sjellë në një pikë kritike për të ardhmen e Shqipërisë.

Katarsis-Ky është një moment që duhet një vetëpastrim i të gjithë forcave politike. Por vetëpastrimi nuk vjen pa bërë një operim të thellë në gangrenën e politikës shqiptare në këto 30 vite.

Vetë PD, opozita duhet të bëjë një katarsis brenda vetes sepse opozita është me të njëjtët aktorë që janë pjesë e kësaj gjendje politike që kemi sot. Ose ka futur ushtarë pa integritet dhe të paaftë që nuk dinë të lexojnë asnjë letër dhe na marrin rolin e liderit në parlament me këtë opozitë që janë futur në Kuvend.

Protestat e sotme janë protesta më shumë dëshpërimi sesa shprese. Shumë mirë që bëhen, por a do të ngjallin shpresën? Duhet një fillim i ri, me strategji të re me njerëz të rinj. Nuk flas me njerëz të rinj në moshë por me njerëz me frymë të re dhe vitalitet të ri që duhet ti jepet vendit.

Nuk është e lehtë por jo e pamundur por me këto dy forca politike jo. Duhet padiskutim të largohet kjo qeveri dhe të krijohet qeveria tranzitore.

Nuk besoj se opozita do të hyjë në zgjedhje lokale. Qeveria përse ngul këmbë se do të bëjë zgjedhje?

Ferma e kafshëve-Kongresi i PS-së ishte i turpshëm, më ngjasoi me kongresin e vitit 1989. Në një shesh që tregon një sistem qeverisjeje që drejtohet me të paaftë dhe njerëz të pamoralshëm që abuzojnë me pushtetin. Një ushtri sejmenësh që i përdorte kryetari në mënyrën më idiote.

As në kohën e regjimit komunist nuk janë bërë këto. Është një gjëndje e frikshme dhe e turpshme, madje më kujtoi fermën e kafshëve. Një turmë që i bindet në atë mënyrë një njeriu të kapur nga krimi, dhe psiqikisht në gjendje të rëndë. Pushteti nuk është i përhershëm. Pushteti i përhershëm vdiq me Enver Hoxhën. Ky njeri do të ikë shumë shpejt dhe nuk e kuptoj pse këmbëngul.

Ne kërkojmë demokraci në një vend ku vetë partitë nuk kanë demokraci brenda vetes. Ne na mungon elita intelektuale. Historikisht jemi nënshtruar së keqes. Nuk kemi kulturën komunitare. Kemi shkatërruar dhe denatyralizuar natyrën. U shemb stadiumi dhe gjithçka dhe nuk po ndërtohet asgjë. Edhe biznesmenët e famshëm në Shqipëri janë të kapur me krimin dhe lajnë paratë me krimin.

Vetingu nga vetja-Si mund të ngresh sistemin e drejtësisë kur në krye të prokurorisë cakton burrin e Ermonela Felajt e përfolur për korrupsion. I pari kryeministri duhet t'i bëjë veting vetes.

Gjendja është shumë e rëndë dhe është e turpshme që ata që e quajnë elita intelektuale bëjnë si korbi, krra.. krra.. të paktën të mos dalin të shesin moral.

Reforma zgjedhore nuk mund të kalojë me këtë parlament. Ai parlament ka mbaruar. Opozita ka dorëzuar mandatin dhe e vetmja zgjidhje është zgjedhje të reja. Edhe sikur Rama ta plotësojë me lista, parlamenti nuk është funksional. Nuk e kuptoj pse humbin kohë. Por humbin kohë për të fituar kohë për të mbuluar krimet e tyre sepse është e pamundur.

Interesat cigune te intelektualeve tanë - Sa më shpejt të dorëzohet Rama dhe të krijohet një qeveri transitore me njerëz të paimplikuar gjatë këtyre 28 viteve. Dje pashë që shumë njerëz që quhen intelektualë, bëjnë kompromise për interesa të vogla cigune. Preç Zogaj ka djalin në ministri të Brendshme. Ismail Kadare mbyll gojën sepse ka vajzën ambasadore pa asnjë lloj kualifikimi apo merite. U emërua vetëm sepse është vajza e shkrimtarit. Çfarë pret nga këto njerëz që shiten kaq lirë?!

Shteti nuk është retorikë por është funksion dhe Rama është i kapur dhe i paaftë. Është totalisht i dështuar por si të gjithë njerëzit që nuk e besojnë fundin e tyre, as ai nuk e beson. Nuk mund të funksionojë kështu. E ka kot

Shqiptarët janë në një gjendje të rëndë dhe sa më shpejt të çmontohet regjimi i Edi Ramës aq më shpejt do të jetë shpresa për fillimin e një regjimi të ri.

/OraNews.tv