VIDEO/ Skënderbeu kartolinë emocionuese për Salihin që ‘vari këpucët në gozhdë’

Nuk kishte si të ndodhet ndryshe pasi klubi i Skënderbeut i ka dedikuar një video mesazh Hamdi Salihit i cili ditën e djeshme njoftoi “varjen e këpucëve në gozhdë”.

Në faqen zyrtare në “Facebook” të klubit korçar është publikuar edhe një video me momentin më të mirë të shkodranit, një eurogol ndaj Partizanit, gjatë eksperiencës së tij me Skënderbeun.

 “Dy sezone bardhekuq, sa shumë emocione në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nder dhe krenari që mbajte veshur dhe përfaqësove ngjyrat tona. Shembulli perfekt i një lojtari të madh, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Faleminderit Kampion!”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Skënderbeut.

Salihi luajti dy sezone në Korçë (2015-2017), duke shënuar 42 gola vetëm në kampionat (Superiore), si dhe 5 gola në Kupat e Europës.

48 ndeshje dhe 10 gola me fanellën kuqezi, e kompletojnë figurën e një sulmuesi të rrallë të shkodranit, tashmë 35-vjeçar.