Shifra dëshpëruese, nga 360 raste te Agjencisë Antikorrupsion ja sa përfunduan në prokurori

Drejtori i Agjencionit, Kundër Korrupsion, Shaip Havolli sot ka publikuar raportin vjetor të punës ku sipas këtij raporti Havolli tha se gjithsej Agjencia këtë vit ka hetuar 360 raste që kanë të bëjnë me korrupsionin.

“Gjatë vitit 2018 sa i përket aspektit hetimor agjencia ka hetuar 360 raste këtë vit janë pranuar 251 raste, 11 raste janë përcjellë në prokurori e polici”.

“Karakteristikat e rasteve të hetuara janë të bëjmë me keqpërdorimet pozitës zyrtare dhe deklarime të rreme që kanë të bëjnë me deklarimet e pasurisë”.

E personat e përfshirë në hetime dhe kallëzime penale janë deputetë, zv.ministra, këshilltarë ministrash, gjyqtarë e prokurorë, dekan e prodekan.

“Personat e përfshire janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, zv.ministra këshilltarë të ministrave, ambasadorë, dekan dhe prodekan në universitetit publik, gjyqtarë e auditorë. Sa i përket parandalimin të konfliktit në fushën e interesit kanë pasur 119 raste gjithsej”.

Sipas Havollit zhvatja e buxhetit të shtetit po vazhdon ende edhe në këtë drejtim Kosova është më keq se vitin e kaluar.

“Për fat keq ende po vazhdon zhvatja e buxhetit të Kosovë dhe nuk është një gjendje e mirë pasi Kosova është renditur edhe më keq se vitin e kaluar. Deri më tash sa i përket deklarimit të pasurisë ka 4200 zyrtarë afati i fundit për deklarim të pasurisë do jetë të hënën”.

Ndryshe zyrtarët publikë do ta kenë mundësinë që deri të hënën me datën 1 Prill të dorëzojnë deklarimet e tyre të pasurisë.