VIDEO/ Basha në tryezën për lirinë e medias, gazetarët nën trysni dhe të kërcënuar

Kreu demokrat po zhvillon sot një takim me përfaqësues të mediave.

Pa media të lirë nuk ka demokraci dhe nuk ka vlerë europiane tha kreu demokrat.

Basha listoi një sërë problematikash, të cilat sipas tij has sot media e gazetarët në vend, ndërsa shtoi se pa liri të mediave nuk ka dhe nuk mund të ketë demokraci në vend.

“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë.

Censura dhe autocensuara për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik.

Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë çuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale. Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës.

Kjo i kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm siç është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akuzojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj.” – theksoi Basha.

Gjate takimit kanë folur edhe gazetarët Ylli Rakipi, Enton Abilekaj e Mark Marku....