VIDEO/ Presidenti Meta në paradën ushtarake me rastin e 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO

Presidenti i Republikës Ilir Meta po merr pjesë në paradën ushtarake në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ceremoni e organizuar me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në ceremoni është i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ambasadorë etj.

Ceremoninë e ka hapur me fjalën e tij, Bardhyl Kollçaku, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.