FOTO/ Tiranë, momenti i kapjes nga Policia të grabitësit, që e goditi me thikë kambistin

Ky është momenti i kapjes nga Policia e Tiranës e njerit prej autorëve të dyshuar për  plagosjen me thikë të kambistit Agron Shima tek rruga e "Barrikadave" dhe grabitjen e 60 mijë eurove, kur ai po i çonte në bankë.

Autorët ishin një, njeri u arrestua. Ata e ndoqën Shimën me motorrin e zi dhe e plagosën me thikë në bark. Policia tha se është ndjekje të autorit tjetër.

Rreth orës 9:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç, pronar i një pike këmbimi valutor, ka qënë duke lëvizur me motorr, ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.