FOTO/ Beteja që lindi Perandorinë Romake

Arkeologët dhe historianët po hedhin dritë të jashtëzakonshme në një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë njerëzore beteja e tmerrshme që lindi Perandorinë Romake.

Një studim i detajuar i një monumenti unik të fitores, me pamje nga deti në veriperëndim të Greqisë, po zbulon disa nga sekretet e humbura të angazhimit të rëndësishëm ushtarak, një betejë e madhe detare, e cila u zhvillua mes birit të adoptuar të Julius Çezarit dhe trashëgimtarit Oktavian perandori i parë si edhe mbretëreshës së Egjiptit Kleopatra dhe të dashurit të saj romak Mark Antony.

Oktaviani (i cili mori titullin Augustus kur u bë perandori i parë i Romës) fitoi këtë përplasje të rëndë detare të armëve në 31 Para K. dhe tani, më shumë se 2000 vjet më vonë, analizë e hollësishme e monumentit të tij të madh të fitores, shenjtorja fetare e Aktium, po ndihmon studiuesit të kuptojnë më mirë se si u arrit fitimi i kësaj beteje.

Është menduar gjithmonë se shumë nga anijet e Kleopatrës dhe Mark Antonit ishin më të mëdha se anijet e Oktavianit dhe për këtë arsye ishin më pak të manovrueshme.

Dy imazhe veprimi të betejës detare të Aktium-it; përplasja me armë që lindi Perandorinë Romake

Por tani të dhënat e rëndësishme arkeologjike të marra nga gërmimet e monumenteve të fitoreve gjatë viteve të fundit kanë dhënë konfirmimin e parë arkeologjik se disa nga anijet e Kleopatrës dhe Mark Antonit ishin me të vërtetë jashtëzakonisht të mëdha.

Kjo do t'i kishte dhënë Oktavianit i cili kishte anije më të vogla dhe më të shpejta një avantazh që ndryshonte historinë. Dëshmia po u lejon gjithashtu arkeologëve të fillojnë të zhvillojnë arsyetimin ushtarak pas taktikave të Oktavianit.

Oktaviani kapi 350 nga anijet e tyre dhe zgjodhi vetëm 35 prej tyre si trofe të luftës për shfaqje të përhershme në monumentet e tij për humbjen e armiqve.

Analiza e zonave (disa prej të cilave u gërmuan vetëm në dy vitet e fundit) kanë zbuluar se ato janë të gjitha në dimensione të ndryshme.                                                                                      

Sipas studimeve rezulton se mundet që disa nga anijet e Antonit dhe Kleopatrës ishin deri në 40 metra të gjata.

Deri tani historianët dhe arkeologët nuk kanë pasur asnjë mënyrë reale për të bërë një vlerësim të "fuqisë së zjarrit" të anijeve të përfshira në konfliktin kyç që lindi Perandorinë Romake.

Hulumtimi ka të ngjarë të rrisë vlerësimin e historianëve përse taktikat e Oktavianit në këtë betejë detare u hartuan për të parandaluar Antonin dhe Kleopatrën që të përdorin në mënyrë efektive aftësinë e madhe të sulmeve të luftëtarëve të tyre.

Marrë nga: independent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net