'Mandati është i ballistëve të Vlorës dhe i Ballit Kombëtar', Alimadhi bëhet hit në internet

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u betua sot si deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke u bërë i 19-ti deputet i opozitës së re.

Por në një prononcim për mediat, Alimadhi u shpreh: “Mandati i Ballit Kombëtar, është i ballistëve të Vlorës dhe është i Ballit Kombëtar. Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funskion të plotë të kauzës kombëtare, të kauzës së shërbimit dhe vëllazërimit kombëtar, të kauzës së Shqipërisë Etnike”, është shprehur Alimadhi.

Por kaq ka mjaftuar që deklarata e tij të bëhet hit në internet dhe frymëzim për tallje dhe humor.

Kujtojmë se, ai ishte pjesë e listës së Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës.