Kukësi-Partizani/ Përcaktohen gjyqtarët për ‘sfidën e titullit’

Kukësi dhe Partizani do të përballen ditën e nesërme në “Loro Boriçi”, në kryendeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.

Kjo sfidë i është besuar ndërkombëtarit Enea Jorgji, i cili do të vendosë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit.

Ndihmës të Jorgjit do të jenë Ridiger Çokaj dhe Emigres Gançi. Nuk do të mungojnë as gjyqtarët pas porte, teksa Kreshnik Bajramaj në njërin krah dhe Andi Koçi në krahun tjetër do të formojnë 5-shen e arbitrave.

Kujtojmë që për Jorgjin, kjo është sfida e dytë radhazi që do të gjykojë ekipin e Kukësit, pasi ai ishte gjyqtar kryesor edhe në sfidën e javës së 25-të mes Skënderbeut dhe Kukësit që u fitua nga korçarët me rezultatin 1-0.