Vokshi: 'Taulant e ke mendjen te paratë, të ka blerë krimi i organizuar me kohë'

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, i ka kthyer përgjigje deputetit socialist Taulant Balla që e akuzonte Vokshin se ka paguar protestuesit e opozitës me qëllim për  të dhunuar institucionet dhe për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve.

Vokshi shkruan se Balla me shokë nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit.  

“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen. Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.”, shkruan Vokshi.