Skandali i tradhtisë “Thompson-Woods” është filmuar dhe do të transmetohet

Skandalet dhe gjithçka që ndodh në familjen Kardashian pasqyrohet tashmë prej vitesh në serialin “Keeping Up With The Kardashians”.

Pak kohë më parë kjo familje u përfshi në skandalin e tradhtisë mes partnerit të Khloe Kardashian, Tristan Thompson dhe mikeshës së shtëpisë Jordyn Woods. Ndonëse mendohej se diçka e tillë nuk do të pasqyrohej në serial, në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Në promon e re të publikuar të sezonit të ri të serialit shfaqet Khloe e shkatërruar nga tradhtia e partnerit të saj ku shprehet:

“Ta shpif fakti që duhet të jetë kaq publike. Unë nuk jam thjesht një serial televiziv. Kjo është jeta ime. Familja ime u shkatërrua. True është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë,” - thotë Khloe mes lotësh. Ndërkohë mësohet Kylie nuk ka dashur të jetë pjesë e këtyre xhirimeve, ku është përfshirë miqësia e saj me Jordyn Woods.