VIDEO/ Në një dorë patericën në tjetrën flamurin, historia e invalidit që u dhunua nga policia

Përveç vajzave, grave dhe studentit Gesard Hazizi, dhuna policore në protestën e sotme nuk ka kursyer as invalidët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka publikuar emrin e qytetarit invalid të dhunuar sot në protestën para parlamentit.

Sipas tij, ai merr pjesë në çdo protestë pasi policia i ka hequr pensionin e invaliditetit.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Zotria ne foto eshte Gjergj Cuni, eshte invalid. Sot me nje dore mbeshtetej ne paterice dhe ne tjetren mbante flamurin kombetar dhe ate te BE. 

Vjen ne cdo proteste sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, buken e gojes. Por per kete qeveri dhe Edvin Ramen ky eshte armiku. 

Nuk mund te jete ndryshe . Per nje qeveri qe mbeshtet dhe mbeshtetet tek krimi dhe oligarket “armiku” jane qytetaret qe nuk cojne dot buke ne shtepi tek femijet e tyre.

Prandaj nuk duhet te lejojme me qe Rama te terheq zvarre qytetaret. Ka ardhur koha qe qytetaret ta heqin zvarre kete kryeminister bashke me plehrat e tjera rreth tij.

Gjergj Çuni duke u dhunuar nga policia: