FOTO/ Sot shumë e suksesshme, ja si filloi karriera e Bleona Qeretit

Bleona Qereti është një tjetër shqiptare shumë e suksesshme në ‘Hollywood’.

Përveç karrierës në muzikë, ajo gjithashtu ka marrë pjesë dhe në shumë filma, pranë emrave më të njohur të kinematografisë.

Edhe pse tani ndodhet në Amerikë, Bleona asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj, sidomos fillimet e karrierës.

 Së fundmi Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqet në moshë fare të vogël shumë vite më parë gjatë kohës së komunizmit.

Me një violinçel në dorë më flokët e prera me baluke ajo duket tëpër e përkushtuar duke treguar pasionin e saj për muzikën në moshë fare të vogël.

 “Ka nisur pak herët”, ka shkruar Bleona krahas fotos.