Do ta kishte frikë çdo kundërshtar! Reali 500 milionë euro për 3 blerje të mëdha

Florentino Perez po bëhet gati të “ndezë” verën me shpenzimet e çmendura.

Presidenti i Real Madridit është i vendosur për të forcuar grupin e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit të rikthyer, Zidane.

Prestigjiozja franceze “L'Equipe” shkruan se Real madrid ka një fond me vlerë 500 milionë euro për të bërë 3 transferta të çmendura.

Kylian Mbappé, Paul Pogba dhe Eden Hazard mbeten të parët në listën e dëshirave të Real Madridit, për të udhëhequr projektin e ri te të bardhët.

Për t’i bindur tri yjet në fjalë përmendet interesi që vetë lojtarët kanë shfaqur për t’u vënë nën komandën e Zidane. Është e vërtetë se të dy, Pogba dhe Hazard, nuk e kanë fshehur dëshirën publike për t'u trajnuar nga “Zizou”.