Gjigantët nga Serie A kërkojnë të transferojnë lojtarin e Kombëtares shqiptare

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të vijuar karrierën në Serie A por tek një tjetër skuadër e madhe.

Bëhet fjalë për Interin që ka shtuar interesimin për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Gazetat italiane raportojnë se Inter ka nisur të shfaq interesim të fortë dhe serioz për lojtarin shkodran, i cili te skuadra nga Milano do të zëvendësonte Sime Vrsaljkon dhe Cedric Soares.

Këto raportime kanë detyruar presidentin e Napolit, Aureio De Laurentiss të takohet me agjentin e Hysajt për t’i bërë një ofertë konkrete të rinovimit të kontratës.

Mbetet të shihet nëse Hysaj do të preferojë të qëndrojë te Napoli, apo ta mendojë një kalim te Inter.