Solskjaer nënshkruan kontratën 3-vjeçare me Man United

Ole Gunnar Solskjaer do të drejtojë Manchester Unitedin në tri sezonet e ardhshme.

Pas startit të mirë, drejtuesit e Manchester Unitedit ia kanë besuar trajnerit norvegjez drejtimin e skuadrës ndërsa sot është nënshkruar kontrata 3-vjeçare.

Solskajer ka marrë drejtimin e Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Forma e mirë në Premier League dhe suksesi në Ligën e Kampionëve kanë bindur Manchester Unitedin që Solskajerit t’i ofrojnë kontratë të re.