Balliu: E turpshme! Policia po i provokon qëllimisht protestuesit, për t'i ndaluar

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD ka bërë një prononcim për mediat nga bulevardi ku protestuesit po përplasen me Policinë, në hyrje të pedonales. Ai akuzoi Policinë se po nxit qëllimisht tension për të ndaluar protestuesit që i ka identifikuar tashmë.

“ Protesta nuk është këtu, por tek parlamenti. Kjo është pikë grumbullimi. Por Policia po provokon me dashje, - tha ai, -  duke thënë “shtyni, shtyni”, sepse i kanë identifikuar personat për të shoqëruar dhe ndaluar personat.”

Balliu është në krye të banorëve të Unazës së Re. Pranë tij shihet nëna e protestuesit të arrestuar, Dorian Protoduari.