FOTO-VIDEO/ Nuk gjen punë, hedh universitetin në gjyq

37 vjeçarja Anna Alaburda ka paditur Universitetin ku është diplomuar, sepse pavarësisht se është diplomuar me nota maksimale, nuk ka mundur të gjejë punë si avokate.

Ajo u diplomua në vitin 2008 në Thomas Jefferson Universiteti i Juridikut, e gjatë studimeve ajo nuk ka shpenzuar pak por plot 170,000$ dhe këto para i ka marrë kredi bankare si shumë studentë në botë.

Por pavarësisht se kishte dalë me rezultate të larta, pas diplomimit ajo gjeti vetëm disa punë me kohë të pjesshme nëpër firmat e ligjit, ku, megjithatë, detyrat që ajo kryente ishin të kufizuara vetëm në shqyrtimin e dokumenteve.

Jo vetëm në aspektin e kënaqësisë profesionale, por edhe për të paguar borxhin e kontraktuar për të paguar shkollimin në universitet.

Për këtë arsye, gruaja vendosi të padisë Universitetin, duke i akuzuar ata për manipulimin e statistikave të punësimit: me fjalë të tjera, Universiteti do të paraqiste të dhëna që tregonin se të diplomuarit e këtij universiteti gjenin punë më lehtë dhe fitonin më shumë se sa ishte me të vërtetë, për të tërhequr sa më shumë aplikantë të cilët duhet të paguanin tarifat e larta.

Pra sipas saj gjithçka ishte manipuluar për përfitim monetar të universiteteve.

Sipas Paul Campos, një profesor në Universitetin e Kolorados rezulton se 45% e nxënësve në Juridik nuk mund të gjejë punë në profesionin e tij, ndërsa universitetet deklarojnë statistika krejt të kundërta dhe sipas tyre 80% e nxënësve gjejnë punë pa probleme.

Rasti i Anna Alaburda nuk është i pari dhe ka pasur edhe raste të tjera kur studentët janë përpjekur të ankohen ndaj universitetit.

Megjithatë, ishte hera e parë që rasti nuk u refuzua menjëherë nga gjyqtari dhe u lejua të fillonte një gjyq.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net