13 të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Tragjedi ajrore në Kazakistan. Gjithsej 13 persona e kanë humbur jetën të mërkurën pasi  një helikopter ushtarak u rrzënua gjatë një stërvitjeve.

 “Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u rrëzua në rajonin e Kizilorda. Ekuipazhi i helikopterit  ka humbur jetën. Urdhëroj të fillojë hetimi. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që kanë humbur jetët. Për ato do të sigurohet ndihmë materiale”, publikoi në Tëitter presidenti kazakistanez Kasim-Zhomrat Tokaev.

Ministria e Mbrojtjes të Kazakistanitdeklaroi se helikopteri i tipit Mi-8 është rrëzuar gjatë fluturimit nga qyteti Aktau në perëndim të Kazakistanit drejtë Shimket në juglindje të vendit.

Zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave të Kazakistanit, Nursultan Nurakhmetov deklaroi se po hetohen rrethanat e rrëzimit të helikopterit.