VIDEO/ Po luanin golf, lojtarët surprizohen nga mysafiri i tmerrshëm

Teksa po luanin golf, një krokodil i ka surprizuar lojtarët duke u futur në fushën e lojës. Krodili ishte shumë i madh. Ai ishte rreth 3.4 metra i gjatë.

Ed Vance dhe shokët e tij të golfit u frikësuan kur panë kafshën gjigante që doli papritmas nga një shkurre dhe nisi të ecte përmes fushë në Savannah Harbor Club në Gjeorgji.

Për një moment, ata dëgjohen duke bërtitur ndërsa zvarraniku ecën në tokë dhe ulet aty për të marrë 'rreze dielli'.

Vance arriti të filmoi momentin me telefonin e tij.

Asnjë nga lojtarët nuk u lëndua dhe krokodili u largua drejt liqenit.