Bllokohet drogë në Portin e Durrësit, arrestohen 3 persona

Bllokohet në Portin e Durrësit një sasi kokaine dhe heroine.

Droga e sekuestruar kishte destinacion Italinë.

Policia ka arrestuar 3 persona si posedues të lëndës narkotike.

Droga u kap nga Policia Kufitare dhe Sektori Antidrogë. 

Nga informacionet e para mësohet se droga ishte fshehur në një kamion.