FOTO/ 1 muaj para lindjes Diellza Kolgeci publikon imazhin e vajzës së saj
Kanë kaluar shumë vite që kur u shpall “Miss Kosova” dhe Diellza Kolgeci vazhdon të jetë një nga ikonat e bukurisë shqiptare.
Diellza së bashku me basketbollistin Fisnik Rugova priten të bëhen prindër për herë të parë.
Në fillim modelja e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj e ndërsa tani nuk mungojnë foto nga pritja e saj e ëmbël.
Së fundmi modelja ka postuar dhe një foto të vogëlushes që ende nuk ka ardhur në jetë.
Ajo nxorri pamje të marra nga ekoja 3D ku tiparet e vajzës duken goxha qartë.
Nga fotot e publikuara Diellza duket se ka ruajtur një formë të mirë fizike dhe gjatë shtatzanisë.