Bakteret udhëtojnë në distanca të mëdha në këtë mënyrë

Ne e dimë se bakteret janë mikroorganizmat tepër kokëforta, dhe kërkimet e reja sugjerojnë se janë gjithashtu të afta të udhëtojnë me mijëra milje nëpër ajër. Siç mund ta imagjinoni, ky zbulim ka implikime për përhapjen e rezistencës antibiotike.

Ishte menduar më parë se mikrobet kishin nevojë që të kryenin një udhëtim në organizmin e njeriut dhe të kafshëve për të bërë rrugën e tyre nëpër botë, por mesa duket këto organizma janë të afta të zhvendosen në distanca shumë të largëta falë edhe ajrit. Pasiqë ai qarkullon në vazhdimësi.

Për të arritur këto konkluzione, shkencëtarët studiuan 'kujtimet' të regjistruara në ADN-në e baktereve për të lexuar të dhënat e mbetura pas takimeve që bakteret kishin pasur me viruset (bakterofagët) në të kaluarën. Pyetja është si ato shënime të viruseve arritën aty?

"Studimi ynë sugjeron se duhet të ketë një mekanizëm të gjerë planetar që siguron shkëmbimin e baktereve në vende të largëta", thotë studiuesi dhe, biokimisti molekular Konstantin Severinov nga Universiteti Rutgers në Neë Jersey.

Gjenet e regjistruara u gjeten në bakteret të cilat e duan ngrohtësinë dhe që quhen Thermus thermophilus. Duke marrë mostra nga zhavorri i nxehtë dhe burime të nxehta në pesë vende të ndryshme në Itali, Kili dhe Rusi, duke përfshirë edhe vezuvin.

Viruset ose infeksionet bakterofage kujtohen sepse se qelizat e mbijetuara kalojnë ADN virale në gjeneratën e ardhshme, në rajonet e quajtura vargma CRISPR. Si rezultat, shkencëtarët mund të gjurmojnë mënyrën se si bakteret kanë ndërvepruar me viruset me kalimin e kohës.

Kjo është një formë e vetëmbrojtjes: duke shfrytëzuar mostrat e viruseve pasi ato hasen, bakteret mund t'i rezistojnë më mirë herën tjetër.

Ekipi i studiuesve zbuloi se disa nga këto pjesë të ADN-së virale ishin të ngjashme në të gjitha vendet edhe pse ato ishin mijëra kilometra larg njëra-tjetrës. Duket sikur të paktën disa lloje të T. thermophilus kanë bërë rrugën e tyre nëpër distanca të mëdha, ndërkontinentale por ata nuk kanë marrë ndonjë ndihmë nga qeniet e tjera të gjalla.

"Për shkak se bakteret që studiojmë jetojnë në ujë shumë të nxehtë rreth 160 gradë celsius në vende të largëta, nuk është e mundur të imagjinohet se kafshët, zogjtë apo njerëzit i transportojnë ato", thotë Severinov.

"Ato duhet të transportohen nga ajri dhe kjo lëvizje duhet të jetë shumë e gjerë, kështu që bakteret në vende të izoluara kanë karakteristika të përbashkëta".

Tani për tani, kjo ide e udhëtimit ajror në distanca të largëta mbetet një hipotezë që i përshtatet këtyre gjetjeve. Më pas, ekipi dëshiron të analizojë mostrat e ajrit të marra në lartësi të ndryshme dhe vende të ndryshme të botës, duke përdorur avionë, dronë dhe balona kërkimore. Kjo do të lejojë krahasimin mes grupeve të baktereve dhe historive të tyre.

Në fund të fundit, ajo duhet të na japë një ide më të mirë se si bakteret dhe rezistenca antibiotike përhapen në mbarë botën dhe kjo na vë në një pozitë më të mirë për ta menaxhuar atë.

"Analiza jonë mund të informojë studimet ekologjike dhe epidemiologjike të baktereve të dëmshme që globalisht ndajnë gjene antibiotike rezistence dhe mund të shpërndahen nga ajri në vend të udhëtimit përmes njerëzve apo edhe përmes kafshëve", thotë Severinov.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net