Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët bojkot kombëtar të seancave

Pas Elbasanit dhe Korçës, është radha e avokatëve të Lusnjës dhe të Vlorës ti bashkohen protestës dhe bojkotit të seancave gjyqsore pas vrasjes makabre të një kolgu të tyre në Elbasan.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, përfshi atë të Vlorës ka marrë vendimin për bojkot të proceseve gjyqësore, duke iu bashkuar kështu Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe Korçë.

Pas vrasjes se avokatit në Elbasan Ravik Gurra, nga sot bojkoti i avokatëve do të vijojë për tre ditë me radhë.

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokal në qendër të Elbasanit. Ai njihej si mbrojtës ligjor i Çapajve në Elbasan, Emiljano Shullazit dhe grupit Hakmarrja për drejtësi vite më parë.

Për shkak të specifikës hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa janë shtrirë në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo për shkak të detyrës, por pa përjashtuar as implikime personale në çështje të tjera.