Brazili reagon me Çekinë pas zhgënjimit me Panamanë

Brazili ia doli të shpëtonte “fytyrën”, duke arritur një fitore me përmbysje në shifrat 1-3 ndaj Republikës Çeke, pas barazimit ndeshjen e fundit, ndaj Panamasë.

Ekipi i Tites, e pa veten në dizavantazh, kur Pavelka shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone në minutën e 37-të, pas një gabimi në mbrojtje.

Gjithsesi, 5-herë kampionët e Botës ia dolën të përmbysin gjithçka pas pushimit.

Firminho barazoi shifrat në minutën e 49-të, pas një gabimi në mbrojtjen e çekëve.

Ndërkohë, për të marrë fitoren mendoi Gabriel Jezus, i cili shënoi një dopjetë në minutat 83’ dhe 90’.