Ja se si Drejtori i Policisë joshi me para Fredi Alizotin të hiqej si 'Agron Xhafaj'

Të tjera përgjime skandaloze janë publikuar këtë mbrëmje në lidhje me çështjen ‘Babale’, ku Fredi Alizoti flet në telefon me drejtorin e Policisë së Fierit, i cili mesa duket e ka instruktuar që të hiqet sikur është ai Agron Xhafaj vëllai të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në përgjimin e ri duket qartë raporti i ngushtë që Alizoti ka me drejtorin e Policisë së Fierit, ku i kërkon këtij të fundit të takojë shefin e madh.

Po ashtu e pyet nëse i mori “ato”.

“Do t’i thuash pak shefit të më takojë” i thotë Fredi Alizoti.

Drejtori i policisë: Shefi është jashtë, ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu. Këto që po të them unë që është këtu, apo nuk është këtu t’i verifikoje.

Fredi Alizoti: Unë dua të flas me njeri tjetër.

Drejtori i policisë: Të prokurorit nuk ke numër?