Ngjarje e rëndë, 13 vjeçari var veten

Një 13 vjeçar ka varur vetën gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka treguar pse rasti është raportuar rreth orës 18:30.

‘Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e kanë konfirmuar vdekjen. Viktima është nga fshati Sojevë’, u shpreh Agim Gashi për lajmi.net.

Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 13 vjeçarit është dërguar në obduksion.