Tensionohet situata; 'Ta marrë vesh palloshi i gjatë. nesër protestë me të gjitha mjetet'

Banorët e ‘Unazës së Re’ ndodhen prej gati dy orësh në dyert e Drejtorisë së Policisë ku kërkojnë lirimin e 7 personave që u ndaluan gjatë protestës së mbrëmjes së sotme, midis të cilëve edhe një 15 vjeçar.

Ata kanë tentuar të ndezin një zjarr për t’u ngrohur në rrugë, por ato nuk janë lejuar nga forcat e rendit, situatë e cila për pak sa nuk ka çuar në përplasje fizike midis tyre dhe Policisë

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që nesër të marrin hunj dhe të godasin çdo civil që sillet rreth zonës së tyre.

 “Nesër ftojmë të gjithë banorët që të marrin hunjë dhe sfurqe që të godasim çdo civil që sillet rreth zonës ku ne protestojmë. Ne nuk largohemi prej këtu pa ardhur me ne edhe ata që janë arrestuar. Ta marri vesh Lleshaj dhe ai palloshi i gjatë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet, nuk ka më protestë paqësore, le të guxojë kush të dojë të afrohet nesër në Unazën e Re. Këta arrestojnë 15-vjeçarë, me të njëjtën mënyrë do ti përgjigjemi policisë”, u shprehën më herët banorët e Astirit’