Protestuesit e Unazës mblidhen para Drejtorisë së Policisë, çfarë po ndodh

Policia e Shtetit ka shoqëruar në orët e fundit në ambientet e saj 7 protestues të “Unazës së Re”.

Burime pranë Syri.net, thanë se nuk ka ende një motiv për shoqërimet nga ana e policisë, ndërkohë që një gjë e tillë ishte e paralajmëruar, pasi në protestën e mbrëmjes së sotme kishte forca të shumta të policisë.

Aktualisht drejt Drejtorisë së Policisë janë drejtuar me dhjetra protestues të cilët do të kërkojnë lirimin e personave të ndaluar, ndërkohë që aty priten të shkojnë edhe përfaqësues të opozitës.

Aktualisht në qëlitë e paraburgimit krahas personave të ndaluar në mbrëmjen e sotme janë edhe protestues të tjerë të ndalur në protestat e mëhershme të cilët janë lënë në burg pa paafat.