Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika fejohen në fshehtësi, ja ç’do ndodhë nesër

Gjyshja deklaron se Shivai dhe Anika do martohen pas dy ditësh. Anika gëzohet dhe turpërohet para familjes. Texh pyet kur do ta bëjnë ceremoninë e kënasë. Gjyshja vendos ta bëjnë menjëherë ceremoninë. Pinki pyet nëse do ta ftojnë në dasmë.

Gjyshja i kërkon Pinkit dhe Shivait të harrojnë gjithçka. Anika stresohet kur kupton se nuk e ka fustanin e nusërisë. Shivai i kërkon Anikës të qetësohet dhe i tregon unazën që ka blerë për të. Anika stresohet sërish.

Shivai i hedh ujë. Anika ja kthen gjithashtu duke i hedhur ujë. Shivai e afron Anikën pranë tij dhe i vendos unazën. Anika i thotë se e pëlqen shumë dhe nxjerr një tjetër unazë për Shivain. Ai habitet. Anika i vendos Shivait unazën.

Ata kalojnë moment romantike. Në mëngjes Xhanvi i thotë Anikës se është e lumtur që Shivai ka ndryshuar për mirë. Anika e falenderon sërish Shivain për unazën. Shivai e pyet Anikën nëse i ka përgatitur betimet e martesës.

Anika vendos t’i shkruajë por nuk ja arrin dot. Ajo i kërkon ndihmë Sahilit dhe i thotë t’ja marrë Shivait betimet e tij. Sahil shkon në dhomën e Shivait për të marrë betimet por Shivai e kupton. Ai i shkruan një letër Anikës ku e quan kopjace dhe i thotë t’i shkruajë vetë betimet.

Anika lexon letrën dhe habitet. Bavja i kërkon Rudrës të mbeten miq. Rudra vendos të mos mendojë më për Bavjan dhe të merret me dasmën e Shivait. Kana informon Shivain se kënaja nuk ka ardhur ende. Shivai i kërkon falje Anikës për vonesën. Dikush vjen në shtëpinë Oberoi./revistawho