Mancini nuk e thërret tek Italia, revoltohet Baloteli: Do keni nevojë për mua

Mario Baloteli nuk u grumbullua nga Mançini për dy ndeshjet që Italia kishte në plan për këtë muaj.

Trajneri ka thënë se ai nuk ishte gati për momentin dhe se në të ardhmen mund ta thërrasë.

Baloteli duket se nuk e ka zënë vendi dhe ka shpërthyer. “A e keni menduar ndonjëherë se edhe unë mund të refuzojë një ftesë të kombëtares?”, ka thënë Baloteli.

Më pas ai ka shtuar: “Një ditë mund të keni nevojë për mua dhe unë do të jem gati siç kam qenë gati gjatë tre viteve të fundit, por më keni nënvlerësuar. Unë nuk jam robot, apo një budalla. Shpesh nuk përgjigjem për të evituar polemika dhe tensione të kota.

Gjithçka e grumbulloj brenda meje, por një ditë mund të shpërthej edhe unë kundër të gjithëve. Ju lutem, më respektoni aq sa edhe unë e respektoj Italinë dhe më pas do të jemi të gjithë së bashku në të njëjtën linjë dhe jo kundër”.