VIDEO/ Enca nuk resht së provokuari, pi hashash publikisht

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më të komentuara, kryesisht për paraqitjen e saj ekstravagante. Së fundmi, ajo u ka treguar ndjekësve të saj se nuk është nga ata persona që ndjek rregullat.

Në një video të hedhur në rrjetin social “Snapchat”, të cilën e ka shoqëruar me filtra, Enca shihet duke tymosur një lëndë narkotike të tipit hashash.

Këngëtarja është kritikuar shpesh herë për këtë gjë, mirëpo, ajo vijon të tregojë se nuk ndikohet aspak nga fjalët e të tjerëve.