Shqipëria po kërkon trajner, De Biasi drejt kësaj kombëtareje

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është pranë rikthimit në detyrë si trajner.

Italiani pritet të marrë drejtimin e Skocisë, teksa trajneri aktual Alex McLeish është pranë shkarkimit pas humbjes 3-0 nga Kazakistani ditën e djeshme.

Ai shihet si pasuesi ideal për të marrë drejtimin e kombëtares skoceze.

Ndërkohë, De Biasi është i papunë që prej muajit nëntorit të vitit 2017, kur u shkarkua nga spanjollët e Alaves për shkak të rezultateve të dobëta.