Çështja Tahiri, Gjykata e Krimeve të Rënda tërhiqet për të marrë vendim

Po zhvillohet në këto momente në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi në ngarkim të ish-minitrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-komisarit në kërkim të Vlorës, Jaeld Çela.

Të dy këta kanë kërkuar gjykimi të shkurtuar, por pa pranuar fajësinë, duke kërkuar që të gjykohen me provat qe jane gjetur deri tani.

Vëtëm pak minuta më parë trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të ketë ose jo një pranim të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Seanca nisi mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda.