FOTO/ ‘U prehsh në paqe Ali Mema!’/ Mesazhi prekës i klubit të Tiranës

Klubi i Tiranës, por edhe më gjerë, futbolli shqiptar, ka marrë sot një lajm të hidhur.

Ish-futbollisti legjendë i bardheblube, Ali Mema, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Ikona e 17 Nëntorit të asokohe (Tirana e sotme) nuk ka mundur t’i mbijetojë një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Ali Mema është babai i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Memës.

Klubi i Tiranës në një postim në faqen zyrtare në Facebook ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ikonës së familjes bardheblu.