Shkarkohet konsulli i Shqipërisë në Romë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar konsullin shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të diplomatit, por vjen pas deklaratës së ministrit Cakaj për ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjatë këtyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.