Lufta e hapur/ Largim kushërinjve të Bushatit, ftesë atyre të Batonit

Debatet janë kthyer në sherre, sherret në konflikte, e tashmë në armiqësi të hapur në publik.

Kjo po ndodh mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit.

Vetëm dy ditë më parë, Rama tha në një takim me diplomatët se kishte nepotizëm në Ministrinë e Jashtme.

Por sot në një deklaratë për media, Ministri në detyrë Gent Cakaj zbuloi se dikasteri i drejtuar në 5 vite nga Ditmir Bushati ishte i zhytur në paaftësi, korrupsion moral, nepotizëm, e emërime tarafesh, e jo sipas meritave.

Cakaj ka vendosur të shkarkojë nga puna mbi 20 punonjës, dhe të bëjë menjëherë disa transferime nëpër ambasadat tona jashtë, sipas nevojave të vendit dhe diplomacisë dhe jo, siç i quajti sipas interesave private. Ky është sulmi më i madh që i është bërë një ish-ministri nga ata që Rama shkarkoi në fund të vitit të shkuar.

Me këtë lëvizje, Edi Rama ka vendosur të largojë kushërinjtë e Ditmir Bushatit dhe u ka bërë ftesë atyre të Baton Haxhiut që ti bashkohen shërbimit diplomatik shqiptar.

Inati i Ramës ndaj Bushatit qenka shumë i madh. Më shumë se sa mendohej.

Por edhe Bushati nuk po i ndahet. Para pak ditësh ai foli për median kosovare, duke i quajtur ‘sharlatanë me harta’ ata që përdorin termin ‘korrigjim kufijsh’.