FOTO/ Alarm për bomba në të gjithë Gjermaninë, evakuohen Këshillat e qyteteve

Godinat e Këshillave bashkiakë në disa qytete gjermane u evakuuan të martën pas disa kërcënimeve për bombë, që u morën me emaile gjatë natës, thanë rajonet e Policisë.

“Një kërcënim kundër Këshillit të Qytetit Augsburg u mor, dhe godina e Këshillit bashkiak u zbraz. Tani ne jemi duke hetuar,” tha Policia e qytetit jugor në Twitter.

Rajonet e Policisë postuan mesazhe të ngjashme nga disa qytete, nga Neunkirchen, Kaiserslautern, Chemnitz,  Goettingen dhe Rendsburg.

Shumë forca policore thanë se janë duke kërkuar me qen për eksplozivë dhe qarkullimi nëpër qytete është ndërprerë.

Bild citoi një burim policor që tha se niveli i kërcënimit nuk kishte ndryshuar.

Në janar, gjykatat në tre qytete gjermane morën kërcënime për bombë, por asnjë shpërthim nuk ndodhi./SYRI.NET