Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Korçës bojkot 3 ditë shërbimeve

Edhe Dhoma e Avokatisë në Korçë ka bojkotuar shërbimet për 3 ditë. Kreu i kësaj dhome, Arben Lena tha se vrasje e Ravik Gurrës është një atentat mafioz.

"I bëjmë thirrje organeve të zbardhin ngjarjen. Jemi në mbështetje të jkolegëve të Elbasanit. Protesta jonë do të vazhdoje tre ditë. Jemi të rrezikuar, pasi po sulmohet institucioni i avokatit. Në Shqipëri është avokati i dytë që vritet. Nëse nuk zbardhet ngjarja do të marrim masa të tjera", tha kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë për mediat.