FOTO/ ‘Hiqi getat se nuk të pëputhen me fustanin’. Ja si i përgjigjet Rudina Magjistari ndjekëses së saj

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të  suksesshme në Shqipëri. Shpesh herë ajo poston foto në rrjetet sociale dhe ndërvepron me ndjekësit dhe komentuesit e saj.

Në një nga fotot e fundit të bëra gjatë një puntate të emisjonit të saj të pasdites Magjistari ka  nxitur  shumë komente nga ndjekësit e saj.

”Hiqi getat dhe kepucet te luuuuutem… nuk perputhen fare as me fustnin as me as me ty” i ka shkruar një nga komentueset.

Ndërkohë moderatorja shprehet se i gjithe imazhi i saj është punë e një departamenti të tërë por kësaj here i është dhënë prioritet shëndetit, pa e sqaruar më shumë këtë gjë.

“E dashur, mos kujto se une e nje departament i tere, qe kuron veshjet e mia, nuk e dine kete. Shendeti eshte i pari, pastaj veshja” i kundërpërgjigjet Rudina komentueses.

Kjo veshje duket se nuk është pëqyer shumë nga ndjekësit e Rudinës sepse janë të shumtë ata që i kanë komentuar getat dhe këpucët.

”Fustani yll po kepucat ncuq”

“Shume te vjetra kepucet dhe fustani coji tek bashki”

“Noo Rudina me gjithe respektin qe kam per ty e stilin tend te veshjes nganjeher e jo gjthm ne fakt ..fustani sh.i bukur ama keto kepuce sandlet me keto corapet spo me plq faree ,nuk dukesh fare mire faree…te pershendes gjithesesi sepse je shume e mire”.

“Qe te duken kembet e gjata kepucet/sandalet duhen ngjyre bezhe, pra ne ngjyre te lekures”.

Sipas fansave ky nuk ka qene kombinimi më i mirë i Magjistarit.