", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE: McGregor i jep fund karrierës

Conor McGregor i ka dhënë fund karrierës nga sporti i “Miksimi i Arteve Marciale”.

Ylli irlandez i UFC-së përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari.

“Hej të gjithë, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të mbyll karrierën nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art'”, shkroi McGregor duke shtuar, “Uroj të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në garë”.

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë që kanë mbyllur karrierën. Pina Colada e duhur për mua!”, shkroi ai.

Vendimi i McGregor vjen pas disa javëve të trazuara për luftëtarin. Ai u arrestua në Miami më parë këtë muaj pasi dyshohet se kishte shkatërruar një telefon jashtë një klubi nate në Florida.

Ai më vonë u akuzua për keqtrajtime kriminale dhe grabitje me armë pasi policia tha se e kishte goditur me telefon një tifoz.