‘Dridhet’ Juventusi, Ronaldo pas dëmtimit: Ja kur do rikthehem...

Cristiano Ronaldo i shkakton drithërima Juventusit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes Portugali-Serbi në eliminatore për EURO 2020, shkruan SYRI.net.

Cristiano Ronaldo u lëndua në minutën e 30‘-të, duke u larguar nga fusha me një dhimbje në kyçin ë këmbës.

Në përfundim të takimit që u mbyll në barazim 1-1, portugezi ka folur për dëmtimin.

“Dëmtim im? Nuk jam i shqetësuar. E njoh shumë mirë trupin tim dhe brenda dy javëve do të kthehem të luaj”, ka thënë CR7 për “PortuGoal”.