Thasët plot me drogë në makinë, arrestohen tre persona

Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona pasi u kapën me një sasi prej 29 kg kanabis sativa.

Policia sqaron se "lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në automjetin ku po udhëtonin 3 të arrestuarit."

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Të arrestuarit janë:

• Xh.S., 23 vjeç,  banues në Fratar, Mallakastër.

•A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

• J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim".