Gazetarët: Bandat në Elbasan mbështeten nga kryebashkiaku Qazim Sejdini

Vrasja e para pak ditëve në Elbasan e avokatit Refik Gurra është cilësuar si vrasje mafioze e kryer nga vrasës me pagesë. Ende autorët apo porositësit e vrasjes nuk janë zbuluar, por gazetarët kanë dhënë sonte detaje dhe opinione rreth kësaj ngjarje që tronditi vendin.

Gazetari Arion Sulo, i ftuar në “Open”,  ka deklaruar se krimi në Elbasan është pjesë e lidhjes me politikën.

Sipas tij, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini mbështet një nga bandat më të egra të qytetit.

Ndërsa gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se krimi nuk ndëshkohet pasi ka një lidhje të fortë me politikën.

“Kur një njeri i fortë sulmon hapur policinë tregon se prokuroria ka një pengesë për të hetuar”, tha ai.

Më herët gazetarja e kronikës Anila Hoxha dha identikitin e vrasësit të avokatit Gurra. Sipas gazetares së Top Channel, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë. Hoxha tha se vrasja është bërë nga killer me pagesë.

Kujtojmë se avokati Ravik Gurra ka përfaqësuar anëtarë të familjes Çapaj në gjyqe të ndryshme, ndërsa ka qenë dhe avokat i Emiljano Shullazit.